Lufta e grave në UÇK

Kosova

Lufta e grave në UÇK

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:46
Drita Simnica-Rama

Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishin edhe gratë, të cilat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.

"Vendimi për të qenë pjesë e luftës, pjesë ë UÇK-së, ka ardhur natyrshëm, si një borxh ndaj atdheut", deklaroi Simnica-Rama në "Lajmet e fundit".

Simnica-Rama, mes tjerash, foli për mënyrën se si iu bashkua forcave të UÇK-së, derisa ishte duke punuar si mësuese në fshatrat e Fushë Kosovës.

Ajo më tej tregoi se nuk ishte e lehtë kontakti me pjesëtarët e UÇK-së.

"Fillimet e mia ka qenë bartja ilegale të ndihmave, qoftë në sektorin e shëndetësisë, qoftë gjërave tjera", deklaroi Simnica-Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat