Rrahja me çekan e punëtorit në “Prishtina Mall” vetëm pse e lypi rrogën e tij, komentuesit shpërthejnë me reagime

Kosova

Rrahja me çekan e punëtorit në “Prishtina Mall” vetëm pse e lypi rrogën e tij, komentuesit shpërthejnë me reagime

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:16
Prishtina Mall

Një punëtor është rrahur nga shefat e lokalit ku ai punonte në objektin e “Prishtina Mall”. Dy pronarët e lokalit që raportet të jenë vëllezër kanë rrahur punëtorin e tyre me grushte e mjete te forta si çekan viktimën. Pas sulmit punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën  për punët e kryera. 

Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Ndërsa, pas publikimit të këtij lajmi, lexuesit kanë vërshuar me komente.

“Ende pa u qel mirë ja nisen me të rreme”, thuhet në një koment.

Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat