Kosova

Lista e mbyllur shqetėson shoqėrinė civile

Bota Sot | 21.10.2012 22:30
Lista e mbyllur shqetëson shoqërinë civile

Derisa ende nuk dihet nėse Kosova do t’iu nėnshtrohet zgjedhjeve tė reja brenda njė afati tė shkurtėr kohor (vitin e ardhshėm), kurse reforma zgjedhore ka mbetur nė qorrsokak, idetė pėr rikthimin e listave tė mbyllura vetėm sa pėrforcohen.
Ndonėse partitė nuk e pranojnė hapur se janė pro listave tė mbyllura, ato janė kontroverse rreth kėsaj ideje.

Partia qė ka pushtetin, PDK-ja, edhe pse zotohet se ėshtė pėr lista tė hapura, thotė se do tė pėrkrahin idenė e shumicės politike nė vend.

As LDK-ja nuk deklarohet hapur nėse ėshtė pėr t’u rikthyer listat e mbyllura. Por, nuk ėshtė se edhe e kundėrshton njė ide tė tillė.

Haki Demolli (LDK), i cili deri vonė ka udhėhequr Komisionin pėr reformėn zgjedhore, thotė se ndryshimi i nenit pėr listat zgjedhore kėrkon domosdoshmėrisht konsensusin e tė gjitha partive politike.

Sipas tij, LDK-ja ka ofruar dy alternativa sa i pėrket reformės zgjedhore.

Nė anėn tjetėr, ideja pėr rikthimin nė lista tė mbyllura zgjedhore ka filluar tė shqetėsojė shoqėrinė civile. Ismet Kryeziu, nga KDI-ja, thotė se mbyllja e listave ėshtė degradim pėr demokracinė. Ai shton se listat e mbyllura nė tė ardhmen do t’i sjellin shtetit legjislaturė servile.

Njėjtė mendon edhe Leon Malazogu, nga Instituti Demokraci pėr Zhvillim. Ai thotė se partitė nuk tregojnė hapur qė janė pro listave tė mbyllura, por qė nė fakt fshehurazi po punojnė pėr njė gjė tė tillė.

Kosova deri tash ka mbajtur vetėm dy palė zgjedhje (lokale dhe qendrore) me lista tė hapura.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus