Kosova

Nuk kalon propozimi i Lamės pėr abuzimet me buxhetin

Bota Sot | 17.10.2012 19:11
Nuk kalon propozimi i Lamës për abuzimet me buxhetin

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, nga radhėt e partive nė pushtet dhe atyre nė opozitė kanė shkėmbyer akuza dhe kundėrakauza tė ashpra lidhur me shpenzimin e fondeve publike.

Deputetėt nga radhėt e partive opozitare kanė thėnė se si nė nivelin qendror, ashtu edhe nė ata lokal, ka keqpėrdorime tė mėdha tė buxheti tė Kosovės.

Iniciuesja e kėtij debati, Alma Lama, nga radhėt e Lėvizjes Vetėvendosje, nė fjalėn e saj ka akuzuar Partinė Demokratike tė Kosovės pėr shpėrblime tė kompanive tė ndryshme qė mė herėt i ka shfrytėzuar pėr fushatė elektorale.

Ajo, po ashtu, ka thėnė se korrupsioni mbetet problemi numėr njė pėr sa i pėrket sundimit tė ligjit nė vend, dhe se buxheti i Kosovės nga ana e Qeverisė sė vendit, po shfrytėzohet nė kundėrshtim me ligjin.

“Buxheti i Kosovės shfrytėzohet nė kundėrshtime me ligjin, me logjikėn klienteliste, ndėrkohė qė qytetarėt e Kosovės vazhdojnė tė jetojnė nė varfėri tė thellė”, ka thėnė Lama.

Po nga ky subjekt politik, shefi i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri. ka thėnė se keqpėrdorimet mė tė mėdha tė buxhetit tė Kosovės bėhen nga kreu i ekzekutivit.

“Kryeministri, natyrisht, e injoron kėtė debat. A e dini se pse ai e injoron kėtė debat? Nuk ėshtė se veē ai ėshtė pėrgjegjės pėr financat publike qė dihet botėrisht. Ai e injoron kėtė debat edhe pėr njė arsye tjetėr, pėr shkak se pėrfitimet kryesore qė i kanė pasur nga kompanitė, i kanė pasur nga Korporata Energjetike e Kosovės. A e dini ju kush ka qenė shef i prokurimit nė KEK? Njazi Thaēi. A e dini pse e ka mbiemrin Thaēi? Se ėshtė kushėri i kryeministrit Thaēi”, ėshtė shprehur Ymeri.

Kurse, Ali Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovės, i cili ėshtė edhe kryetar i Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike, ka theksuar se nė vitin e kaluar janė bėrė shumė auditime tė financave publike, ku janė vėrejtur shumė shkelje tė rėnda. Siē ėshtė shprehur ai, gjendja ėshtė alarmante.

“Vetėm nė njė rast kemi gjetur se ka respektuar rregullat e trajtimit tė pasurisė sė disponuar. Nė tė gjitha rastet tjera ka pasur shkelje, mosregjistrimi, etj. Disa herė ne e kemi diskutuar edhe rastin e RTK-sė edhe tė disa bordeve dhe disa ministrive. Ėshtė gjendje alarmante, dhe pse e heshtė kėtė thesari, pse nuk ngreh trajtim? Ligji disponues ėshtė i mjaftueshėm po ai nuk po zbatohet”, ka theksuar Sadriu.

Nga ana tjetėr, deputeti Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, ka hedhur poshtė pohimet e deputetėve opozitarė, duke thėnė se shpenzimet e parasė publike janė tė rregulluara me kornizėn ligjore, qė, sipas tij, pėrcakton qartė mandatet dhe pėrgjegjėsitė e organizatave buxhetore nė menaxhimin e fondeve publike.

“Nė Kosovė janė tė krijuara institucionet dhe mekanizmat e kontrollit tė shpenzimeve publike, siē janė auditimi i brendshėm dhe zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm. Ministria e Financave bazuar nė Ligjin pėr menaxhimin e financave publike, rregullisht paraqet nė baza periodike, raportin financiar tė buxhetit tė Republikės sė Kosovės”, ka deklaruar Lladrovci.

Ndėrkaq, shefi i Grupit Parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ardian Gjini, ka thėnė se pa u dėnuar njerėzit qė kanė vjedhur, nuk mund tė ndryshohet gjendja nė Kosovė. Ai, po ashtu, ka theksuar se tė gjithė ata qė kanė vjedhur paranė publike, duhet tė shkojnė prapa grilave.

“Aleanca mendon se pa u ndėrruar njerėzit qė kanė vjedhur, nuk kemi gjasa as teorike ta luftojmė korrupsionin afatgjatė. Nėse vetėm edhe njė njeri qė dėshmohet se ka dėmtuar buxhetin, ose ka abuzuar me pushtetin, nuk dėnohet, vetėm njė nuk dėnohet krejt tė tjerėt duhet lėnė tė shkojnė nė shtėpi”, ėshtė shprehur Gjini.

Debati i sė mėrkurės ka zgjatur rreth tri orė. Nė fund tė debatit deputetja Lama ka propozuar disa rekomandime. Ndėr to ishte qė Auditori i Pėrgjithshėm t’i auditojė tenderėt nė mėnyrė tė detajuar, tė kėrkohet nga organi shqyrtues, si prokurimi, raport nė lidhje me rastet kur auditori konstaton shkelje nė tenderė, si dhe rekomandimi tjetėr, qė KQZ-ja tė iniciojė procedura ndėshkimore pėr subjektet politike, tė cilat nuk raportojnė nė mėnyrė tė rregullt.

Kėto rekomandime dolėn nė votim: pėr votuan 28, kurse kundėr 35.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus