Kacin thotë se duhet të ndriçohet fati i të pagjeturve

Kosova

Kacin thotë se duhet të ndriçohet fati i të pagjeturve

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 13:38

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, është në përfundim të vizitës së tij dy-ditore në Prishtinë, ku është diskutuar për fatin e personave të pagjetur, në nivelet më të larta.

Ai është takuar dje me zv/shefin e EULEX-it, Andy Sparks, si dhe me zv/kryeministrin Sllobodan Petroviq, ndërsa sot ka zhvilluar takime me kryeminsitrin Hashim Thaçi dhe udhëheqësin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

“Besoj se fati i personave të pagjetur duke të ndriçohet për hir të procesit të pajtimit dhe hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. Kjo definitivisht duhet të jetë një nga temat që duhet të diskutohet në dialogun e nivelit politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Kacin.

Më tutje ai ka shtuar se familjet duhet ta dinë të vërtetën se çka ka ndodhur me të afërmit e tyre.

Në Kosovë, 13 vjet pas luftës, ende nuk dihet për fatin e rreth 1700 personave të pagjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat