Jahjaga takon gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar

Kosova

Jahjaga takon gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:17
Foto nga takimi

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar sot në Shëngjin gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Këto gra afgane deri në marrjen e pushtetit nga talebanët ushtronin funksione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.

Gjatë bashkëbisedimit, ish-presidentja Jahjaga ka ndarë të kaluarën e hidhur të Kosovës si dhe ka shpalosur rrugën që populli shqiptar ka ndjekur deri në liri dhe pavarësi.

“Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie”, shkruan Jahjaga në Facebook.

Ajo me këtë rast ka vlerësuar lart ndihmën e SHBA-së dhe Shqipërisë për strehimin dhe daljen në ndihmë këtyre grave, familjeve të tyre dhe të gjithë emigrantëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat