U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese

Kosova

U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:05
Pamje nga takimi

Dje në qytetin e Vitisë, është mbajtur një sesion informues lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në kuadër të Programit të Zhvillimit Rajonal të Balansuar, PZHRB 2022 Start-Up dhe Biznese Ekzistuese LOT 1 dhe LOT 2 për vitin 2022.

Gjatë këtij takmi qytetarët vitias u njoftuan rreth skemës së këtij grati dhe projektit në fjalë dhe rreth menyrës së aplikimit dhe për sektorët që mund të jetë perfitues.

Gjithashtu u bë me dije se sektorët që nuk kanë të drejtë aplikimi janë: tregtia, ndërtimtaria, bujqësia dhe shëndetësia.

Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, i inkurajoj pjesmarrësit dhe të gjithë qytetarët vitias që kanë ide kreative që të aplikojnë në këto grate duke e vlerësuar atë si një mundësi të mirë për gjenerimin e të ardhurave jo vetëm për krijimin e biznesve të reja por edhe për ato ekzistuese.

Përndryshe vitiasit janë ftuar të marrin pjesë në këtë sesion nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvilim e komunës së Vitisë dhe të Agjensionit Zhvillimor Rajonal-Lindje (RDA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat