Vdes zyrtari i komunës së Klinës - lajmin e jep kryetari i kësaj komune

Kosova

Vdes zyrtari i komunës së Klinës - lajmin e jep kryetari i kësaj komune

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:44
Bajrush Shala

Ka vdekur zyrtari i administratës së komunës së Klinës, Bajrush Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Elezajt:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e punonjësit të komunës, Bajrush Shalës nga fshati Ujmirë.

Bajrushi ka punuar mbi 40 vite në administratën e Komunës së Klinës, ku ka dhënë një kontribut të madh profesional. Ai ka qenë një punëtor profesional, njeri parimor, me një kulturë të lartë qytetare e mbi të gjitha i dashur me të gjithë.

Në emrin tim personal dhe të Komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat