​Haradinaj-Stublla dhe Osmani koordinohen në fushat e interesit strategjik të Kosovës

Kosova

​Haradinaj-Stublla dhe Osmani koordinohen në fushat e interesit strategjik të Kosovës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim pune me U.D. Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim u diskutua gjendja në shërbimin e jashtëm dhe bashkëpunimi ndër-institucional për politikën e jashtme dhe përfaqësimin diplomatik të shtetit të Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe u.d. e Presidentes u zotuan për rritje të koordinimit në fushat e interesit strategjik të Kosovës.

Ndryshe, në këtë takim ​Haradinaj-Stublla dhe Osmani koordinohen në fushat e interesit strategjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat