Fjalët e para të Sami Lushtakut pasi u zgjedh kryetar i PDK-së në Skenderaj

Kosova

Fjalët e para të Sami Lushtakut pasi u zgjedh kryetar i PDK-së në Skenderaj

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:24
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku edhe për katër vjet do të jetë kryetar i PDK-së në Skenderaj.

Pas procesit zgjedhor në Skenderaj, Lushtaku është zgjedhur me mbi 90% të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Sami Lushtaku ka falënderuar të gjithë delegatët e Kuvendit të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Ai thotë se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, shkruan Lushtaku, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat