“Mbappe është pasues i Messit dhe Ronaldos”

Futboll

“Mbappe është pasues i Messit dhe Ronaldos”

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:43
Mbappe, Messi, Ronaldo

Talenti francez është duke shkëlqyer gjithnjë e më shumë si me skuadrën e PSG ashtu edhe me kombëtaren e tij.

Legjenda e futbollit të Francës, David Trezeguet e sheh Kylian Mbappen si pasuesin e dy super yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

19-vjeçari ka qenë fantastik në Kampionatin Botëror, ku Franca arriti të shpallej kampione, shkruan KosovaPress.

“Mbappe është një lojtar i cili ka treguar kualitetet e tij si me klub ashtu edhe me kombëtare”, ka thënë Trezeguet.

“Mendoj se ai është e tashmja, por mbi të gjitha një lojtar i së ardhmes në futboll”.

“Mbappe është pasues i Messit dhe Ronaldos. Ai është një lojtar i veçantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat