Guardiola “shkatërron” Barçën: Ofertë milionere për të “shumëkërkuarin” e tyre

Futboll

Guardiola “shkatërron” Barçën: Ofertë milionere për të “shumëkërkuarin” e tyre

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:49
Pep Guardiola

Fillimi i sezonit për Manchester City nuk ka qenë shumë i mbarë. Ekipi i Pep Guardiola-s nuk është një lider në Premier League dhe të mërkurën në mbrëmje humbi ndeshjen e parë për Champions League kundër Lyonnais. 47-vjeçari nuk është aspak i kënaqur dhe kjo është arsyeja se përse klubi ka nisur seriozisht që të mendojë për përforcime të mundshme në merkaton e dimrit. Dhe një nga emrat që kryeson listën është Adrien Rabiot, i “shumëkërkuari” i Barcelonës.

Mesfushori francez është një lojtar i cili i pëlqen shumë Pep Guardiola-s. Ai përfundon kontratën e tij me PSG këtë sezon dhe City kërkon që ta bëjë lojtarin e tij, duke u futur në garë jo vetëm me Barçën, por edhe Tottenhamin. Ideja është që City t’i ofrojë PSG një shumë të madhe parash në janar, në këtë mënyrë klubi parisien do të ketë shumë përfitim për një lojtar që do largohej falas në verë. PSG e sheh të arsyeshme për ta shitur lojtarin e tyre dhe Rabiot do të ishte i lumtur të shkojë në Premier Ligën nën urdhërat e Pep Guardiola.

Nga ana tjetër në Barcelonë janë në dijeni që parizienet janë shumë pranë marrëveshjes me City-n, por gjigandët spanjollë nuk kanë gati një ofertë konkrete sepse synonin që ta merrni në verë falas. Guardiola e kërkon me çdo kusht lojtarin në janar, edhe nëse duhet të paguajë shumë për të…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat