Shkëndija ende pa fitore, Renova e pafat! Shkupi fiton një pikë

Futboll

Shkëndija ende pa fitore, Renova e pafat! Shkupi fiton një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:36
Pamje nga një ndeshje

Shkëndija nga Tetova regjistron barazimin e dytë rresht në Kampionatin e ri të Maqedonisë në futboll. Pas barazimit 2:2 me Vardarin në javën e kaluar në Tetovë, këtë herë luajti pa gola (0:0) në Shkup me Makedonija GP. Kampioni në fuqi pritej të kthehet me fitore, por nuk ia doli, ndërsa për Makedonija GP ky barazim është sikurse fitore. Me gjasë te Shkëndija më shumë janë ruajtur për takimin e play-off-it të Europa League, të cilën e zhvillojnë me 23 gusht kundër kampionit të Norvegjisë, Rosenborg, kështu që nuk e kanë përdorur tërë forcën.  

Megjithatë,  Shkëndija beson e shpreson se do të futen në zinxhirin e fitoreve dhe që mos të lejojnë ndonjë skuadër të shkëputet shumë me pikë. Trajneri Qatip Osmani tërë fokusin e ka në garat e Play-off-it në Europa League, për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve. Renova nga Xhepçishti i Tetovës me gjithë lojën e mirë, ishin të pafat që të ndalin një pikë në vatër të tyre, në përballje me Vardarin nga Shkupi. Skuadra e Vardarit shënoi fitore me rezultat 1:0, me golin që e ka realizuar Barseghyan në minutën e 75-të.

Renova pas fitores me 4:3 javën e kaluar në Shkup kundër Rabotniçkit, kësaj radhe nuk arriti të paktën një pikë. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi si vendas u nda baras (0:0) me Pobedën e Prilepit. Kryetrajneri Zekirja Ramadani me djelmoshat e tij me gjithë lojën e mirë, nuk arritën me shumë se një pikë. Për Shkupin është barazimi i dytë në kampionat.  Renditjen e kryeson Akademia Pandev me 6 pikë, ndërsa Renova është në vend të pestë me 3 pikë, kurse Shkëndija e gjashta dhe Shkupi në pozitën e shtatë me nga 2 pikë. Një javë jo e mirë për skuadrat shqiptare, kur kihet parasysh se Renova dhe Shkupi luajtëm në konak të tyre, ndërsa Shkëndija si favoritë i madh nuk ia doli t’i importoi tri pikë nga përballja me Makedonija GP.

Liga e Maqedonisë

Renova-Vardari   0:1

Makedonia GP-Shkëndija 0:0

Shkupi-Pobeda   0:0

Bellasica-A. Pandev      0:2

Ranotniçki-Sileksi         2:1

Tabela

1. A. Pandevi       2       2       0       0       6

2. Vardari   2       1       1       0       4

3. Pobeda  2       1       1       0       4

4. Rabotniçki       2       1       0       1       3

5. Renova   2       1       0       1       3

6. Shkëndija        2       0       2       0       2

7. Shkupi   2       0       2       0       2

8. Sileksi    2       0       1       1       1

9. Makedonija GP        2       0       1       1       1

10. Bellasica        2       0       0       2       0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat