Reina nuk ka frikë

Futboll

Reina nuk ka frikë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:57
Reina nuk ka frikë

Në ditën e prezantimit të Pepe Reinas tek Milani, portieri spanjoll foli për nisjen e një aventure të re, në moshën 36-vjeçare. Ai u shpreh se ndihet i nderuar që vjen tek Milani, dhe se tani do respektojë fanellën, për të fituar një vend titullari përballë Donarumës.

“Milani është një klub special, kur je fëmijë gjithmonë ëndërron të vish tek një skuadër e tillë. Jam i nderuar dhe i lumtur të jem këtu. Nuk është e lehtë për mua të jem këtu mes dy legjendave, si Leonardo dhe Maldini, me 36 vite mbi supe. Historia e Milanit flet vetë, është një fanellë që kërkon vetëm respekt, gjithmonë. Gatuzo? Mendoj se ai e ka studiuar shumë Napolin, e di se e admiron Sarrin. Shpresoj që Milani të luajë si Napoli në këto 3 sezonet e fundit. Donaruma? Edhe unë edhe ai do bëjmë më të mirën, do e vendosim Gatuzon në një vend shumë të vështirë, dhe do jetë ai që do zgjedhë se kush do luajë.” – u shpreh Reina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat