Legjenda e Bayernit, klubi duhet ta shesë Thiagon

Futboll

Legjenda e Bayernit, klubi duhet ta shesë Thiagon

Më: 24 maj 2018 Në ora: 13:46
Thiago Alcantara

Mesfushori spanjoll nuk ka pasur një prej sezoneve më të mira.

Lothar Matthaus nuk ka kursyer kritikat në adresë të Thiago Alcantaras, për të cilin mendon se ka ardhur momenti të largohet nga Bayern Munichu.

Ish-futbollisti i bavarezëve, ka deklaruar që Alcantara, nuk është më ai i dikurshmi dhe klubi duhet të shqyrtojë ofertat për ta shitur.

“Thiago ka bërë shumë pak në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Matthaus.

“Unë mendoj se ai është lojtar shumë i mirë por kohëve të fundit ka qenë hija e lojtarit që ishte dikur”. “Alcantara më ka zhgënjyer javët e fundit. Nuk e di se ku e ka mendjen. Me këto paraqitje, ai nuk është lojtar për Bayernin. Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, atëherë Bayerni duhet ta mendojë ta shesë atë”, shtoi ish-fituesi i Topit të Artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat