Hysaj fjalë zemre për “rivalin” në skuadër

Futboll

Hysaj fjalë zemre për “rivalin” në skuadër

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:07
Hysaj e Maxhio

Pas 10 vitesh, mbrojtësi Kristian Maxhio do të largohet nga Napoli, pasi klubi nuk i ka rinovuar kontratën. 36-vjeçari është në fund të karrierës dhe në periudhën e tij të artë ka qenë kapiten skuadre. Që prej 3 sezonesh, ai qëndronte në stol, për shkak të rivalitetit me Hysajn.

Forma e shkëlqyer e shkodranit bëri që Maxhio ta humbas vendin e titullarit. Edhe pse “rival” në pozicionin e tyre, Hysaj e cilëson mbrojtësin italian një mësues, i cili i ka mësuar shumë gjëra.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, mbrojtësi shqiptar i bën një dedikim special 36-vjeçarit, i cili do të largohet nga Napoli.

“Çfarë të them për këto tre vite. Ke qenë si një vëlla i madh për mua, më ke mësuar shumë gjëra, si për shembull si të jem një profesionist i vërtetë dhe një njeri i madh. Të falënderoj nga zemra”, shkruan Hysaj në “Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat