Në formë spektakolare, në “Municipals Piscines de Montjuïc”, klubi katalanas prezantoi fanellën e re për sezonin 2018-2019.
Premiera e saj për t’u veshur është këtë të diel, kundër Real Sociedad, në lamtumirën e Iniesta. Philippe Coutinho ishte modeli i prtezantimit të fanellës së ekipit të parë.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dhe kryebashkiaku i qytetit, Ada Colau, kryesuan ceremoninë përkatëse. ”Shpresojmë që fanella e re të sjellë më shumë suksese dhe të mbetet krenaria e të gjithë Barcelonës”, – ka thënë Bartomeu.