Iniesta kundër Messit, kjo deklaratë do të ju pëlqejë shumë tifozave madrilen - Bota Sot
Iniesta kundër Messit, kjo deklaratë do të ju pëlqejë shumë tifozave madrilen

Futboll

E enjte, 24 maj 2018

Iniesta kundër Messit, kjo deklaratë do të ju pëlqejë shumë tifozave madrilen

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:52
Iniesta

Iniesta nuk beson se do të ishte e tmerrshme për Barcelonën transferimi i Neymarit në Real Madrid.

“Nëse Neymari shkon në Madrid, do të ishte e tmerrshme për Barcelonën, për atë se çfarë do të thotë ai për këtë klub, për tifozët dhe për mënyrën se si u largua”, tha Messi ditë më parë, qe madje shkoi aq larg saqë sipas tij, tifozët mund ta konsiderojnë brazilianin tradhtar si Luis Figo.

Ka pasur reagime te shumta pas deklaratës së Messit dhe një ndër ta është edhe kapiteni në largim, Andres Iniesta, që e mendon të kundërtën e asaj që thotë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Nuk e di nëse do të ishte e tmerrshme, nuk do ta klasifikoja në atë mënyrë. Nëse shkon në Madrid, do te jetë në të mirën e tij, por nuk mendoj se Barça duhet të çmendet nëse transferimi realizohet”, deklaroi Iniesta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test