Ajeti shumë afër që të shpallet shënuesi më i mirë në Zvicër

Futboll

Ajeti shumë afër që të shpallet shënuesi më i mirë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 14:45
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është shumë afër që të shpallet shënuesi më i mirë në Kampionatin e Zvicrës në futboll.

Ajeti është në formën me të lartë, këtë e ka dëshmuar edhe në takimin e të enjtes, kur shënoi dy gola për fitoren e Baselit me rezultat bindës 5:1 kundër Young Boysit. Ajeti është në krye të listës së shënuesve me 15 gola, ka një më shumë se Guillaume Hoarau i Young Boysit.

Futbollisti shqiptar pretendon të vazhdojë me gola dhe të shpallet shënuesi më i mirë në kampionat. Ai të dielën (16.00) me Baselin do të luajnë si mysafir i Zurich-ut, në kuadër të javës së 35-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat