Shkëmbim gjigant mes Manchester United dhe Chelseas

Futboll

Shkëmbim gjigant mes Manchester United dhe Chelseas

Më: 6 maj 2018 Në ora: 10:16
Foto nga ndeshja e kaluar

Jose Mourinho synon të realizojë një këmbim me vlerë 80 mln £ me Chelsea që përfshin Willian dhe Anthony Martial.

Trajneri i Manchester United e vlerëson shumë brazilianin wë nga koha kur e drejtonte te Chelsea, ndërsa këta të fundit pëlqejnë sulmuesin francez.

Gjithsesi, drejtuesit e United do ta merrte në konsideratë shitjen e tij vetëm nëse në operacion do të përfshihej Willian.

United do të pranonte ta linte të lirë të largohej Martial në këmbim të 40 mln £ + Willian, pasi Mourinho e vlerëson 80 mln £ francezin dhe 40 brazilianin, të cilin ka dashur ta marrë që në verën e 2016-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat