Guardiola e do Iniestan te City

Futboll

Guardiola e do Iniestan te City

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:35
Guardiola dhe Iniesta

Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të stinorit.

Andres Iniesta do t’i jap lamtumirën klubit me të cilin u rrit dhe luajti përgjatë tërë karrierës ku arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.

Por në moshën 34-vjeçare ai ka vendosur të largohet nga Camp Nou për të vazhduar karrierën në ndonjë klub tjetër.

Ndonëse përflitej se spanjolli do të transferohet në Kinë, sot mediat spanjolle shkruajnë që për Iniestan ka shprehur interesim Manchester City.

Kampionët e sapo shpallur të Anglisë kanë në bankinën e tyre Pep Guardiolën, një trajner të cilin Iniesta e njeh shumë mirë, duke qenë së ka punuar me të te Barcelona.

Guardiola është i gatshëm t’i bëjë një ofertë të majme Iniestas dhe t’i garantojë një vend në formacionin e parë sezonin tjetër, në mënyrë që ta bindë atë t’i bashkohet Cityt.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Iniestas, i cili ende nuk ka treguar se ku dëshiron të luajë pas largimit nga Barça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat