Klubi i madh turk, Besiktas nga Stambolli, ka një shënjestër futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami. Sipas portalit, “Fotomac”, objektivi kryesor i skuadrës që synon titullin e kampionit në Turqi, është Pajtim Kasami. Ky i fundit luan në Sion, mund të luajë në çdo pjesë të fushës dhe nuk ka paraqitur problem për të në të kaluarën.
Futbollisti 25-vjeçar, i cili ka luajtur 12 herë për ekipin kombëtar të Zvicrës, ka shënuar pesë gola, ka bërë katër asistime në 21 ndeshjet në ligën elitare zvicerane. Futbollisti që u transferua gjatë verës së vitit të kaluar në Sion, kontrata me zviceranët i përfundon në vitin 2020.