Guardiola dëshiron ribashkimin me mesfushorin spanjoll - Bota Sot
Guardiola dëshiron ribashkimin me mesfushorin spanjoll

Futboll

E hënë, 24 shtator 2018

Guardiola dëshiron ribashkimin me mesfushorin spanjoll

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:36
Thiago Alcantara

Pep Guardiola dëshiron të bashkohet sërish me futbollistin e kombëtares spanjolle Thiago Alcantara.

Guardiola, i cili ka punuar me Thiago edhe te Bayern Munich dhe te Barcelona, dëshiron që mesfushori spanjoll të jetë në mesfushën e City në sezonin e ardhshëm, pasi David Silva, Fernandinho dhe Yaya Toure janë duke u plakur.

Në lidhje me Silva, Guardiola deklaroi: “Sezonin e ardhshëm, David  nuk mund të luajë çdo ndeshje dhe kjo është arsyeja përse ekipet e mëdha duhet të kenë disa alternativa.

Guardiola e mori me vete Thiago kur shkoi në Mynih, në vitin 2013 duke e larguar nga kthetrat e Manchester United. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me bavarezët, të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test