Pep dominon edhe në Premier, por ka një njollë “të kuqe”… - Bota Sot
Pep dominon edhe në Premier, por ka një njollë “të kuqe”…

Futboll

E hënë, 24 shtator 2018

Pep dominon edhe në Premier, por ka një njollë “të kuqe”…

Më: 16 prill 2018 Në ora: 06:28
Pep Guardiola

Kampion 5 javë para fundit të Premier League, sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë, një kryesim që është mbajtur nga ndezja e drtiës jeshile deri në momentin që ka dalë flamuri i finishit, si Schumacher-i i kohërave të arta. Mjaftojnë këto vlerësime për të krijuar një ide për dominimin e Pep Guardiola në këtë sezon të kampionatit anglez me City-in e tij. Për të qëndruar te metafora e motorëve, është sikur në një moment të caktuar kamerat të ishin shkëputur për të ndjekur luftën mes ndjekësve (ajo që përcakton vendet e Champions-it), sepse vendi i parë ishte përcaktuar me kohë. Vetëm 3 herë në historinë e kampionatit anglez titulli është fituar 5 javë para fundit (2 nga Man Utd, 1 nga Everton).

“NEW CITY” — Manchester City ka hedhur nga froni Chelsea-in e Antonio Conte me një futboll spektakolar, të ri, të shkëlqyer. E ka bërë duke arritur të nxjerrë më të mirë e një organike të nivelit të lartë, e përforcuar nga blerjet e Walker, Danilo, Mendy ose Laporte, kartonët e të cilëve kanë kushtuar sa ato të një sulmuesi “top”. Mbrojtës, sepse ai është reparti që i ka krijuar disa dhimbje koke spanjollit, duke parë se në sulm kishte shumë lojtarë të talentuar.

Guardiola vinte nga sezoni i tij i parë si trajner pa trofe, por pasi ka paguar çmimin e përshtatjes me futbollin anglez, ka mundur të ideojë veshjen e duhur për ekipin e tij dhe ka arritur të përshtatë talentet e shumta që ka në dispozicion. Për shkak të dëmtimeve, janë parë në fushë Aguero dhe Gabriel Jesus bashkë në fushë, ashtu siç janë parë edhe zhvendosja e De Bruyne dhe David Silva në vijën e mesfushorëve. Janë parë edhe Sane me Sterling në krahët e një sulmi të padeshifrueshëm. Duhet thënë se kanë qenë lëvizje të guximshme dhe të rrezikshme, që kanë funksionuar edhe falë zgjuarsisë taktike të Fernandinho, i cili i ka dhënë ekuilibër skuadrës para mbrojtjes.

NJOLLA E KUQE — Fitorja 1-0 kundër Chelsea, e arritur 4 marsin e kaluar falë një goli të Bernanrdo Silva-s ka qenë këmbimi ideal i stafetës. “Blutë” kanë lënë shumë pik gjatë rrugës dhe nuk kanë qenë kurrë në luftë për titull, si Arsenal dhe Tottenham. United i Mourinho ka bërë pak më mirë. Ndërsa Liverpooli i Klopp është zgjuar shumë vonë, me kampionatin që ishte vendosur para Krishtlindjeve, siç nuk ndodhte prej vitesh. Por, pikërisht me “Të Kuqtë” ka lidhje një nga dy humbjet e pësuara nga City në kampionat, që ka qenë si një antipastë për Champions League: skuadra e Pep është mundur 4-3 në “Anfield”, në ndeshjen e Premier League, dhe 3-0 në sfidën europiane, me lojtarët e Klopp që kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit, në “Etihad”. Ajo humbje rrezikon të jetë njolla e vetme e këtij sezoni të shkëlqyer të “Qytetarëve” në kampionat, që është shoqëruar edhe me triumfin në Kupën e Ligës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test