Daja: Ky vendim pozitiv nga CAS-i është ogur i mirë për vazhdimësinë

Futboll

Daja: Ky vendim pozitiv nga CAS-i është ogur i mirë për vazhdimësinë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:36
Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur interesit të mediave në prag të deshjes së radhës në kampionat, ndaj Kamzës. Natyrisht, kreu i pankinës kuqebardhë e ka nisur fjalën e tij me urimin për rikthimin e titullit kampion 2015-2016 nga CAS-i i Loznës, që i ishte hequr Skënderbeut nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së:

“E nisim këtë konferencë me lajmin pozitiv për tifozët, rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-2016. Lidhur me vendimet e fundit të UEFA-s, këto çështje i di zyra e avokatisë, që po ndjek gjithçka. Nuk më takon mua t’i analizoj, por mendoj se ky vendim pozitiv nga CAS-i është ogur i mirë për vazhdimësinë.

Vendimi i parë nga UEFA ndikoi dukshëm në lojën e ekipit dhe, sigurisht, ky vendim i ardhur sot është bonus, sepse lojtarët do tentojnë të bëjnë realitet një ëndërr më të madhe se ajo që kemi arritur deri më sot. Ndeshja e radhës në kampionat? E kemi vlerësuar maksimalisht, pasi Kamza është i vetmi ekip, që na ka marrë dy barazime.

Gjendja psikologjike e ekipit është mjaft pozitive, pas spaktaklit në Vlorë, por duhet të djersijmë shumë për të vazhduar ecurinë pozitive. Ne i kemi marrë ndeshjet një e nga një. Nesër duhet të fokusohemi për të marrë 3-pikëshin e radhës.

Nuk na intereson diferenca me ndjekësit, ajo që ka rëndësi është ta mbyllim kampionatin sa më shpejt. Duhet të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani, të gjithë bashkë, të ecim përpara drejt sukseseve të tjera, sepse ky qytet e meriton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat