“Paraqitja e Chelsea-t ishte një krim ndaj futbollit”

Futboll

“Paraqitja e Chelsea-t ishte një krim ndaj futbollit”

Më: 5 mars 2018 Në ora: 09:16
Pamje nga ndeshja Chelsea vs. Man.City

Jamie Redknapp thotë se paraqitja e Chelsea-t ndaj Manchester City-t ishte një krim ndaj futbollit.

Kampionët e ardhshëm Manchester City vazhduan dominimin e tyre duke shkatërruar Chelsea-n në çdo aspekt.

Vendimi i Antonio Conte-s për të mos filluar me asnjë sulmues doli që ishte i gabuar teksa Chelsea, që i mungonte N’Golo Kante, nuk arriti të regjistronte qoftë edhe një goditje të vetme në portë dhe pati vetëm 29% të topit në zotërim.

Redknapp ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kampionëve në fuqi, të cilët tani janë pesë pikë larg vendit të katërt Tottenham me vetëm nëntë ndeshje të mbetura.

“Ky nuk ishte futboll, ky ishte anti-futboll. Ishte një krim ndaj futbollit,” shprehet ai për Sky Sports.

“Po prisja me padurim të shikoja këtë ndeshje sot. E kuptoj që të luash pa një qendërsulmues mund të jetë një strategji e mirë, por duhet të kesh një qëllim. Chelsea ka lojtarë të mirë – u duk sikur nuk donin të dilnin përpara.

“Manchester City nuk kishte pse të ishte aq mirë. Chelsea sikur nuk donte të luante fare.

“Chelsea duhet t’ia kishte dhënë tri pikët City-t pa filluar akoma ndeshja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat