Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: “Nuk e dini se kush jam unë…!”

Futboll

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: “Nuk e dini se kush jam unë…!”

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:00
Jupp Heynckes

Të paktë, apo madje asnjë trajner nuk do të refuzonte pankinën e Barcelonës. Mes trajnerëve që mund të thonë se kanë refuzuar rolin e teknikut të Barças është pikërisht kreu i pankinës së Bayern Munich, Jupp Heynckes.

Në një intervistë të dhënë për ‘Der Spiegel’, trajneri gjerman tregon kur refuzoi për herë të parë propozimin e drejtuesve katalanas dhe ishte viti 1997, kur gjermani drejtonte Tenerifen.

“U ndesha me drejtuesit e Barcelonës poshtë shtëpisë time në Tenerife, ku më dhanë një ofertë, të cilën e refuzova. Pra, a e dini ju se ne jemi Barcelona… Patjetër që e di se kush jeni, por mesa duket jeni ju ata që nuk e dini se kush jam unë. Unë nuk i ndërpres kontratat”, tregon trajneri Heynckes, i sili vite më vonë bëri të njëjtën gjë, kur në 2013, Barceloa tentoi sërish ta tundonte: “Do të kishte qënë e pamundur të merresha me një tjetër skuadër pas angazhimit me Bayern. Pushova dhe u qetësova, duke iu dedikuar vetes dhe gjithashtu kafshëve të mia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat