Skuadra e dytë e Real Madrid, Castilla si dhe Barcelona B janë mes skuadrave që dyshohen se në 3 sezonet e fundit kanë manipuluar rezultatet
Njësia për Krimin e Specializuar në Spanjë formalizoi dhe një listë me ndeshjet e dyshuara, ndërsa ndaloi në operacionin e saj 28 persona në Extremadura, në Andaluzi, në Murcia dhe Katalonjë.
Ndeshjet e dyshuara ishin raportuar më parë nga “Federbet” dhe përfshinte 51 përballje. Mes tyre janë dhe sfida të luajtura nga Real Madrid Castilla dhe Barcelona B.
Sipas analizës së bërë përmes koefiçentëve dhe basteve është manipuluar në shumë raste sasia e golave, minuta e shënimit dhe rezultati final. Kjo bëhej përmes rrjeteve ilegale të basteve, me bazë në Azi.