Marseille është rikthyer te fitorja në kampionat, pas barazimit të javës së kaluar ndaj St. Ettiene. Në ‘Velodrome’, skuadra e Rudi Garsias ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bordeuax, falë golit të realizuar nga Florian Thauvin në minutën e 34-t.
Ky 3-pikësh rezultoi mjaft i rëndësishëm për Marseillen, që tashmë ka konsoliduar pozitat në zonën Champions, me 6 pikë më tepër se vendi i 4-t.
Nga ana tjetër, Lyoni vijon të jetë në krizë, pasi pas 3 humbjeve radhazi, ndalet në barazim 2-2 në transfertën ndaj Lille. Ndonëse kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, futbollistët e Lyonit toleruan në të dytën dhe u ndëshkuan.
Ky rezultat komplikon rrugën e Lyonit për të siguruar një vend në zonën Champions, pasi Monaco dhe Marseille shkëputen tashmë me 7 dhe 6 pikë avantazh.
Më herët, edhe Nice nuk shkoi më shumë se nëj barazim 1-1 ndaj Nantes, në një sfidë ku Mario Balotelli u zëvendësua dhe u shoqërua nga kore raciste.