“Juventusi nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve pa u pensionuar Buffoni” - Bota Sot
“Juventusi nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve pa u pensionuar Buffoni”

Futboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

“Juventusi nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve pa u pensionuar Buffoni”

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:58
Gianluigi Buffon

Ish-ylli i Gjermanisë, Mario Basler e ka kritikuar Gianluigi Buffonin duke thënë se portieri veteran duhet të pensionohet sepse nuk është më në nivelin më të lartë.

Buffon, tani 40-vjeçar, dështoi ta ndalë goditjen e Christian Eriksenit nga goditja e dënimit, e cila e barazoi rezultatin në 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Torino.

Duke folur për televizionin gjerman pas ndeshjes, Basler e kritikoi ashpër Buffonin.

“Gigi ka qenë portier i jashtëzakonshëm, por nganjëherë njerëzve iu ikën koha e duhur për t’u pensionuar. Atij i iku momenti i duhur për t’u pensionuar. Unë u pensionova në moshën 33-vjeçare. Atij duhet t’ia thotë Allegri dhe klubi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund. Juventusi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, por Buffon nuk është më në nivel ndërkombëtar dhe me të nuk do ta fitojnë këtë trofe”, ka thënë Basler. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test