Pas humbjes turpëruese ndaj Warfordit, Conte ua jep 3 ditë pushim lojtarëve

Futboll

Pas humbjes turpëruese ndaj Warfordit, Conte ua jep 3 ditë pushim lojtarëve

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:02
Antonio Conte

Antonio Conte ka vendosur t’ua japë tri ditë pushim lojtarëve të Chelseat, pas humbjes turpëruese 4-1 nga Warfordi të hënën mbrëma.

Conte, i cili rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit, ka reaguar ndaj kësaj humbjeje duke ua dhënë lojtarëve një mundësi të rrallë për të pushuar.

Ndeshja e radhës e Chelseat është kundër West Bromit në “Stamford Bridge” të hënën e ardhshme. Italiani beson se lodhja është duke e luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e formës së ekipit të tij.

E marta, pra sot, ishte dita e vetme kur lojtarët pritej të pushonin këtë javë pas ndeshjes së mbrëmshme, por Conte ua ka dhënë edhe dy pushim ditë shtesë atyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat