Zabërgja: KEK-u do të kthehet aty ku e ka vendin!

Futboll

Zabërgja: KEK-u do të kthehet aty ku e ka vendin!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:29
Enis Zabërgja

KEK-u synon rikthimin në elitën e futbollit. “Elektricistët” u dëshmuan shumë të fortë në pjesën vjeshtore, duke përfunduar pa asnjë humbje, me 11 fitore e 6 barazime, tubuan 39 pikë.

Kampioni vjeshtor nuk qëndron duarkryq, por mëton të jetë sa më i fortë për pjesën pranverore, me synime të qarta: rikthimin në elitë!  përforcimi më i ri, Enis Zabërgja, ish sulmuesi i Drenicës së fundi, premton maksimumin. Ai tha se KEK-u nuk e ka vendin në Ligën e Parë, por në shoqërinë elite. 

“Kam arritur marrëveshje me KEK-un për shkak seriozitetit që ka klubi dhe organizimit normalisht, se do të vazhdojnë punën me pak fjalë, dhe me këmbë në tokë. Ta vazhdojmë punën me skuadrën që kemi dhe besoj se do të ia arrijmë qëllimit”, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, Zabërgja. Futbollisti tha se KEK-u ka forcë për të vazhduar me sukseset e vjeshtës madje me rezultate edhe më të mira. “Grupi është shumë i mirë, atmosfera shumë e mirë në ekip dhe shoqëria perfekte.

Besoj se ka në mesin e këtyre lojtarëve të ri, lojtarë shumë me vlera të larta dhe nuk kanë qenë rastësisht në vendin e parë”, theksoi ai. Për Zabërgjën nuk do të jetë edhe lehtë, sepse pas një...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat