“E godita Mancinin me grusht kur isha te Interi”

Futboll

“E godita Mancinin me grusht kur isha te Interi”

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 15:10
Daniel Osvaldo në ndeshjen ku ndodhi zënka me Mancinin (Getty Images)

Pablo Daniele Osvlado ka folur për ta kaluarën e tij te Inter, duke treguar edhe për momentin që e kishte goditur grusht trajnerin Roberto Mancini.

Osvaldo ka luajtur pothuajse për të gjitha skuadrat e mëdha italiane, si Juventus, Interi, Roma e Fiorentina.

“Në Roma më është dashur të përballem me probleme të panatyrshme”.

“Ata janë të çmendur pas futbollit, ku të fyejnë nëse ti nuk e puth fanellëne  klubit dhe harrojnë që ke shënuar 28 gola në dy vite”.

“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht”, ka treguar fillimisht Osvaldo.

“Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve”.

“Nëse nuk do të më kishte larguar nga skuadra, autoriteti i tij do të binte poshtë”.

“Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është njeri i madh me karakter”, ka mbaruar rrëfimin e tij Osvaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat