Chelsea gati ta bëjë Hazard-in lojtarin më të paguar në Premier Ligë

Futboll

Chelsea gati ta bëjë Hazard-in lojtarin më të paguar në Premier Ligë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:59
Eden Hazard

‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm t’i ofrojnë Eden Hazard-it 300 mijë funta në javë. Real Madridi thuhet të jenë të interesuar për transferimin e belgut dhe Chelsea dëshiron ta ‘blindojë’ atë, duke i ofruar atij një kontratë që do ta bënte lojtarin më të paguar në Premier Ligë.

Aktualisht 26 vjeçari fiton 220 mijë funta në javë, dhe kontrata e re pritet t’i ofrohet menjëherë pasi të kthehet nga ndeshjet kualifikuese me përfaqësuesen e Belgjikës. 

Për momentin lojtari më i paguar në Premier Ligë është mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba, i cili fiton 290 mijë funta në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat