Simeone e pranon, Chelsea ishte skuadër më e mirë

Futboll

Simeone e pranon, Chelsea ishte skuadër më e mirë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 01:03
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka pranuar se Chelsea ishte skuadër më e mirë dhe e meritoi fitoren

Chelsea ka shënuar fitore të ngushtë prej 1:2 në udhëtim te Atletico, për të kryesuar grupin me 6 pikë, duke lënë spanjollët në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Të merituar këtë fitore të Chelseat e sheh edhe Simeone, i cili tha se mysafirët ishin më të mirë në çdo aspekt.

“Chelsea ndihej më shumë komod se sa ne dhe fituan. Ata ishin superior taktikisht dhe fizikisht. Është skuadër shumë garuese dhe me mëritë shënoi fitore”, tha Simeone pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat