Interi ka gati 50 milionë euro për Vidalin

Futboll

Interi ka gati 50 milionë euro për Vidalin

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 06:54
Arturo Vidal

Arturo Vidal është objektivi kryesor i këtij afati kalimtar për skuadrën italiane, Inter.

Nerazzurrët janë në ankth rreth transferimit të një emri të madh këtë afat kalimtar, pasi tifozët e klubit janë shumë skeptik.

Megjithatë, sipas mediave italiane, Interi kanë vënë sytë tek mesfushori kilian i Bayern Munichut, Vidal, të cilin e sheh objektivin kryesor për mesfushë.

Sipas Gazetta dello Sport, zikaltrit po përgatisin një ofertë prej 50 milionë eurosh për ish-lojtarin e Juventusit.

Bayern Munichu dëshiron të mbajë 30-vjeçarin kilian dhe po përgatisin një ofertë të re të kontratës, por thuhet se nuk janë të përgatitur për të rritur ndjeshëm pagën e Vidalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat