Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova besojnë shumë se do të rikthehen në elitën e futbollit, sipas tyre janë më të organizuar, më të fortë se të gjitha ekipet tjera. Fitorja në takimin e parë të pjesës pranverore me rezultat 2:0 ndaj Istogut, ka rritur dukshëm oreksin te gjakovarët, se synimet do t’i bëjnë realitet në fund të edicionit. Vëllaznimi aktualisht renditet në vend të dytë me 33 pikë dhe ka tri më pak se lideri Flamurtari e pesë më shumë se pozita e tretë, Vllaznia nga Pozhorani. Sulmuesi Egzon Gashi tha se janë në formë të mirë dhe në rrugë të duhur për t‘u rikthyer në elitë. “Mendoj se Vëllaznimi e ka vendin në Ligën e Parë. Jemi drejt rrugës për rikthim në shoqërinë e më të mirëve. Bëhet një punë e mirë, të gjithë jemi të mobilizuar...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)