Paçarada shkaktoi penallti në sfidën me Stuttgart-in

Futboll

Paçarada shkaktoi penallti në sfidën me Stuttgart-in

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 15:31
Paçarada me të bardha gjatë një ndeshje

Sandhausen ishte shumë afër pikës, por fati sportiv ia ktheu shpinën. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është aktivizuar titullar për Sandhausen-in, por si mysafirë u mposhtën me rezultat 2:1 nga lideri i Bundesliga II, Stuttgart-i. Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45-1, kur shkaktoi penallti. Për Stuttgart-in shënoi: Terodde (45+2’-nga penalltia e 85’) dhe për Sandhausen-in realizoi: Sukuta-Pasu (61’). Pas 20 jave Stuttgart kryeson me 41 pikë, ndërsa Sandhausen renditet në pozitën e shtatë me 30 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat