Zhgënjen Tirana, Korabi pikë morali në “Selman Stërmasi”

Futboll

Zhgënjen Tirana, Korabi pikë morali në “Selman Stërmasi”

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 00:01
Tirana

Korabi befason Tiranën brenda në “Selman Stërmasi”, barazon 1-1 me bardheblutë dhe rrëmben një pikë morali për garën e mbijetesës. Rezultat tepër zhgënjyes për skuadrën e Mirel Josës, që tashmë i sheh më të shkëputur rivalët për titull në krye të klasifikimit. Mungesa e Gentian Mucës dhe Teqjes në qendër të mbrojtjes, ku u aktivizuan Deliaj dhe Domgjoni, ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin e takimit, pasi goli i debutuesve në Superiore u shënua nga një pakujdesi në fazën mbrojtëse. Gjithsesi Tirana u shfaq apatike në fazën sulmuese, duke mos shfrytëzuar mungesat e shumta në kampin dibran.

Tirana dha përshtypjen se do të merrte një fitore të lehtë kur në minutën e shtatë, i zakonshmi Taku, pasi iu shmang mbulimit të Prencit në hyrje të zonës, e dërgoi topin në rrjetë.

Trajneri Hashiu u detyrua të bënte një ndërrim që në minutën e 11-të me Nakon të dëmtuar që ia la vendin Jubanit.

Tirana ushtron presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Korabit, por nuk arrin të finalizojë, që në rastin e minutës së 21-të kur Gilman Lika nuk goditi saktë me kokë pas krosimit të Kërcikut.

Pakujdesi e Deliajt në minutën e 25-të në mbulimin e Plakut, sulmuesi i Korabit falë eksperiencës së tij përballë Likës e dërgon topin në rrjetë.

Lehtësisht e kontrollueshme për Spahiajn tentativa e Gilman Likës në të 36-ën, që ishte rasti i fundit i pjesës së parë.

Pjesa e dytë e gjen Tiranën në gjysmëfushën e Korabit, që mbrohet me shumë forca pa lënë hapësira në zonë.

Në të 71-ën provon nga distanca Moise, por goditja e tij është qendrore

Josa provon të ndryshojë dicka më fazën sulmuese me Muzakën që merr vendin e Kërcikut, por sërish bardheblutë janë të paqartë në zonën e Korabit.

Miqtë në të 83-2m kishin mundësi për ta kapur në befasi Tiranën në kundërsulm, por finalizimi i Plakut lë për të dëshiruar.

Asgjë nuk ndodhi në minutat e mbetura, me Tiranën që zhgënjen para tifozëver bardheblu, ndërsa për Korabin kjo pikë jep shpresë për vazhdimësinë e sezonit.  Korabi në të 83-ën ka një mundësi për ta goditur Tiranës nëpërmjet kundërsulmit, por finalizimi i Plakut lë për të dëshiruar.

Asgjë nuk ndodhi në minutat e mbetura, Korabi mori një pikë morali për mbijetsë, ndërsa Tirana tregoi se mbetet ende larg objektivit titull.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat