Flamurtari, tashmë edhe me autobus të ri

Futboll

Flamurtari, tashmë edhe me autobus të ri

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 23:02
Autobusi

Ditë të bardha vijnë për Flamurtarin që pas fitores së rëndësishme në Durrës ndaj Teutës dhe lajmit për shpërndarjen e pagave të prapambetura, tashmë skuadra vlonjate do të udhëtojë edhe me një autobus komod dhe të denjë për një ekip të Kategorisë Superiore. Klubi kuqezi ka punuar për t’i dhuruar ekipit një mjet komod ushëtimi, i gjithi i veshur me mbishkrimet dhe simbolet e klubit vlonjat.

Transfertat e e kampionatit dhe lëvizjet e skuadrës drejt fushës stërvitore do të kryhen nëpërmjet autobusit të personalizuar. Një sinjal i qartë se era ka nisur të fryjë në drejtimin e duhur për skuadrën e Mezanit që këtë sezon po përballet me vështirësi të shumta. Heqja e 6 pikëve për shkak të problemit me pagat e prapambetura e zhyti Flamurtarin në zonën e ftohtë të klasifikimit por fitorja ndaj Teutës ka rikthyer qetësinë në kampin vlonjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat