Trajneri i Spanjës: Sfida më e vështirë kundër Shqipërisë se sa Italisë

Futboll

Trajneri i Spanjës: Sfida më e vështirë kundër Shqipërisë se sa Italisë

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 07:55
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka çuditur të gjithë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku përveç trishtimit për një fitore që i iku nga duart përballë Italisë, ka deklaruar se sfida më e vështirë nga të dyja këtë javë nuk ishte ajo e Torinos, por ajo në Shkodër ndaj Shqipërisë.

“Ajo që kishim planifikuar ndaj Italisë u bë siç duhej. Por do të analizojmë momentet e mira dhe ato më pak të mira të skuadrës në këtë ndeshje”.

“Di të them tani se ajo ndaj Shqipërisë është ndeshja më e vështirë nga të dyja që kishim në këtë javë”, tha Lopetegui para gazetarëve.

“Mendoj se kemi bërë një paraqitje të mirë në përgjithësi, me një pjesë të parë të shkëlqyer. Më vjen keq që nuk morëm tri pikët, e meritonim të fitonim por kjo është Italia, e cila ka gjithmonë një jetë më shumë. Nuk ditëm në 20 minutat e fundit t’i përgjigjeshim lojës së tyre”, theksoi trajneri.

Shqipëria dhe Italia do të takohen të dielën në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat