Avellino interesohet për Gjimshitin

Futboll

Avellino interesohet për Gjimshitin

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:46
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti nuk ishte as në stol në sfidën e parë të Atalanta dhe mediat italiane shkruajnë se ai mund të ndryshojë ekip.

Ekipi më i fundit që interesohet është Avellino në Serie B sipas “Gazzetta dello Sport”. Mbrojtësi i Kombëtares edhe sezonin e kaluar luajti shumë pak me Atalanta, vetëm në 3 takimet e fundit kur skuadra nga Bergamo e kishte siguruar mbijetesën.

Më parë për Gjimshitin sipas mediave në Itali ishte interesuar Crotone, debutues në Serie A. Berat Gjimshiti firmosi një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë Janarin e kaluar, pasi u cilësua si i panevojshëm te Zurich. 23-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, por është aktivizuar edhe në krahun e djathtë. Berat Gjimshiti është pjesë e Kombëtares prej Shtatorit të vitit të kaluar, por ai u la jashtë grupit që mori pjesë në finalet e Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat