Arifaj: Pretendojmë të jemi në top 5 ekipet e para

Futboll

Arifaj: Pretendojmë të jemi në top 5 ekipet e para

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:16
Pamje nga një ndeshje

Java e parë nuk solli asnjë barazim në edicioni e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll.  Disa skuadra startuan jashtëzakonisht mirë, disa dëshpëruan, por kjo ishte vetëm java e parë, pasi që deri në fund janë edhe 32 të tjera. Drenica nga Skenderaj startoi me fitore, duke e mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën me renome Lirinë nga Prizreni.  Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, tha se ky është vetëm fillimi dhe duhet të jenë më këmbë në tokë. Arifaj realizoi dy gola kundër Lirisë dhe paralajmëron edhe shumë të tjerë në vazhdim të kampionatit. “Është veç fillimi dhe nuk mund të themi asgjë në rrjedhën e kampionatit, pasi ende është shumë herët. Ne filluam me fitore ndeshjen e parë, gjë që është shumë e mirë”, tha Arifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Arifaj theksoi se është në formë të mirë, por nuk kënaqet me dy gola që shënoi në hapje. “Jam në formë të mirë, por mendoj që mundem edhe më mirë. Ekipin e kem shumë të mirë sidomos mesfusha”, tha ai. Drenica tani luan me Hajvalinë, sa...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat