Arsenali ne gjurmet e Mario Lemina

Futboll

Arsenali ne gjurmet e Mario Lemina

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 00:01
Pogba

Juventusi është në pritje të disa largimeve që do të mundësojnë edhe blerjen e pasuesit të Pogba në mesfushë dhe mes të larguarëve mund të jetë edhe Mario Lemina. Për mesfushorin francez interesohet Arsene Wenger i cili e deshiron te Arsenali dhe për të është gati të paguajë 19 mln Euro. Për momentin bardhezinjtë nuk duan të privohen nga lojtari 22-vjeçar por për një ofertë 23-25 mln Euro, Lemina mund të sakrifikohet për t’i bërë vendin një tjetër goditjeje në mesfushë për Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat