Basha i Barit

Futboll

Basha i Barit

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 13:36
Migjen Basha

Migjen Basha është praktikisht një futbollist i Barit. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit nga San Nicola dhe do ta vazhdojë karrierën në Serinë B italiane. Bashka kishte i cili kishte edhe një vit kontratë me skuadrën Luzernës është shkëputur përfundimisht nga klubi zviceran dhe ka firmosur një kontratë 2-vjecare me Barin. Pas 6 muajve ku luajti në formë huazimi te Como, 29-vjeçari i kombëtares kuqezi transferohet në një skuadër më të fortë që ka si objektiv kryesor ngjitjen në Serinë A italiane. Basha ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe tashmë mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto Stellone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat