Interi gjen zëvendësuesin e Mancinit, nesër pritet zyrtarizimi

Futboll

Interi gjen zëvendësuesin e Mancinit, nesër pritet zyrtarizimi

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 19:26
Roberto Mancini

Pas prishjes së kontratës nga Roberto Mancini, Interi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri.

Krejt papritur ka ardhur largimi i Mancinit nga klubi ‘zikaltër’, vetëm dy javë pa nisur sezoni i ri në Serie A.

Megjithatë, drejtuesit e Interit nuk po rrinë duarlidhur, dhe menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e Mancios.

Fjala është për Frank de Boer, i cili sonte do të mbërrijë në Milano dhe gjatë ditës së nesërme pritet të zyrtarizohet si trajneri i Interit, transmeton KosovaPress.

De Boer, do të nënshkruaj kontratë tre-vjeçare me Interin dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat