Republika e Irlandës po përgatitet për përballjen me Kosovën, e cila do të zhvillohet më 17 nëntor në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje pritet të ketë rëndësi të madhe për përcaktimin e pozitave përfundimtare në Grupin B3, veçanërisht në garën për vendin e dytë.
Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka deklaruar të premten se objektivi i skuadrës së tij është të përfundojë në dy vendet e para të grupit.
“Me dy fitore do të ishim të parët në grup, ndërsa me një fitore ndaj Kosovës në stadiumin ‘Aviva’, me shumë gjasë do ta siguronim vendin e dytë.
Ky është padyshim synimi ynë, në mënyrë që të jemi në vazon e dytë gjatë shortit për Kampionatin Evropian, i cili do të tërhiqet në muajin dhjetor në Belfast”, ka deklaruar Hallgrímsson.