Roma e ka mposhtur Udinesen me rezultat 5:2, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Festë golash në kryeqytetin italian, ku skuadrat realizuan gjithsej shtatë gola, ndërsa pjesa e parë i takoi plotësisht vendasve.
Mërgim Vojvoda, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, u paraqit nga minuta e parë në formacionin e Udineses, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij të shmangte humbjen përballë romakëve, të cilët ishin veçanërisht efikasë në 45 minutat e para.
Për Romën realizuan Cristante (10'), Mora (31'), Malen (33'), Ndicka (37') dhe Ghilardi (90+2'), ndërsa golat e vetëm për Udinesen i shënuan Zaniolo (50') dhe Palma (78').
Pas dhjetë javësh kampionat, Roma renditet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Udinese zë vendin e 19-të me vetëm pesë pikë.