Gruda me Leipzigun pësojnë humbje të thellë nga Bayerni

Futboll

Gruda me Leipzigun pësojnë humbje të thellë nga Bayerni

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 20:41
Harry Kane

Bayern Munih ka dëshmuar superioritetin ndaj Leipzigut, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1 në stadiumin “Allianz Arena” në Munih. Bavarezët dominuan takimin, duke regjistruar një fitore bindëse.

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda u paraqit titullar për Leipzigun, por skuadra e tij nuk arriti t’i bëjë ballë fuqisë së Bayernit.

Për Bayernin shkëlqeu Luis Díaz, i cili realizoi në minutat 10, 47 dhe 69, duke shënuar het-trik.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Aleksandar Pavlloviq (26’), Michael Olise (34’) dhe Harry Kane (52’).
Maksimoviq shënoi në minutën e 90+1 për Leipzigun.

Bayern Munih merr kreun e tabelës me 14 pikë, duke lënë pas Borussia Dortmundin me 14 pikë.

Ndërkohë, Leipzigu renditet në pozitën e shtatë me nëntë pikë, pas gjashtë javësh të zhvilluara në Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat