Liverpooli është këndellur në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe duke fituar me rezultat 2:1 ndaj Brentfordit në Londër.
Tri pikë të rëndësishme për Liverpoolin në kuadër të javës së shtatë të Premier League.
Në minutën e 44-t, Keane Lewis-Potter kërcen fuqishëm drejt topit pas krosimit të Igor Thiagos dhe, me një goditje të fuqishme me kokë nga afërsia, e dërgon topin në këndin e sipërm të djathtë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Alisson. Brentfordi kalon kështu në epërsi, 1:0.
Në fund të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 45+8-të, Brentfordi mbetet me një futbollist më pak. Yegor Yarmolyuk ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Pas rishikimit të pamjeve, gjyqtari John Brooks vendos ta përjashtojë futbollistin e Brentfordit.
Në minutën e 62-të, Florian Wirtz pason te Victor Munoz, i cili kalon një kundërshtar dhe lëshon një goditje të fuqishme, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 1:1.
Në minutën e 70-të, Liverpooli përmbys rezultatin në 1:2!
Pas një krosimi në zonën e rreptësisë, Bradley Barcola e ul topin me kokë, ndërsa Alexander Isak reagon bukur, arrin te topi dhe e dërgon në rrjetë, duke ia siguruar fitoren Liverpoolit me rezultat 1:2.
Liverpooli renditet në vendin e pestë me 12 pikë, dy më shumë se Brentfordi, që gjendet një pozitë më poshtë.